Bota

'Dua t'iu falenderoj për mbrojtjen e Ukrainës dhe sovranitetin e saj'/ Zelenskyy viziton ushtarët në vijën e frontit pranë Bakhmut

Duke qëndruar në një magazinë të madhe në një vend të pazbuluar, Zelenskyy shprehu mirënjohje për ushtarët të cilët i cilësoi si heronjtë që kanë mbrojtur shtetin ukrainas dhe sovranitetin e tij.

22 Mars 2023, 12:56 Nga a.l
'Dua t'iu falenderoj për mbrojtjen e Ukrainës dhe
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka bërë një vizitë të papritur në Bakhmut ku ka takuar ushtarët në vijën e parë të frontit në rajonin e Donetsk dhe ka ndarë çmime për mbrojtësit e Bakhmut. Duke qëndruar në një magazinë të madhe në një vend të pazbuluar, Zelenskyy shprehu mirënjohje për ushtarët të cilët i cilësoi si heronjtë që kanë mbrojtur shtetin ukrainas dhe sovranitetin e tij, shkruan CNN.  

"Jam i nderuar që jam sot këtu, në lindje të vendit tonë, në Donbas, dhe të shpërblej heronjtë tanë - për t'ju falënderuar, për t'ju shtrënguar duart. Faleminderit për mbrojtjen shteti, sovraniteti, lindja e Ukrainës”, tha ai. 

Një total prej 21 drone u nisën kundër Ukrainës nga veriu pak para mesnatës me orën lokale të së martës, 16 prej të cilëve u rrëzuan. Serhiy Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, tha se tetë dronë u rrëzuan pranë kryeqytetit, ku një alarm ajror ishte në fuqi për më shumë se katër orë. Në rajonin Zhytomyr në perëndim të Kievit, tre drone u qëlluan nga mbrojtja ajrore ukrainase.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll