Bota

Kina miraton me urgjencë vaksinën mARN kundër Covid-19

Ndër vaksinat e disponueshme aktualisht në Kinë, më të njohurat prodhohen nga kompanitë Sinopharm dhe Sinovac.

22 Mars 2023, 11:03 Nga a.l
Kina miraton me urgjencë vaksinën mARN kundër Covid-19
Covid-19 në Kinë

KINË-  Kina ka miratuar vaksinën e saj të parë mARN kundër Covid-19. Sipas njw deklarate nga kompania, vaksina mRNA, e zhvilluar nga CSPC Pharmaceutical Group Ltd dhe e cila synon variantin Omicron, është miratuar për përdorim urgjent. 

Kina ka refuzuar prej kohësh të përdorë vaksinat mRNA të prodhuara nga vendet e tjera, të cilat ishin thelbësore në lehtësimin e pandemisë në shumë vende të botës dhe që Shtetet e Bashkuara autorizuan fillimisht për përdorim urgjent në dhjetor 2020. Pekini zgjodhi në vend të kësaj të promovojë firmat e veta farmaceutike, së pari në nxjerrjen e një vaksine më tradicionale, por më pak efektive kundër Covid-it, shkruan NYT. 

Vaksina e re mRNA e Kinës, e zhvilluar nga CSPC Pharmaceutical Group Ltd., me bazë në qytetin verior kinez të Shijiazhuang, u miratua për përdorim urgjent nga rregullatori shëndetësor i Kinës.  Ndër vaksinat e disponueshme aktualisht në Kinë, më të njohurat prodhohen nga kompanitë Sinopharm dhe Sinovac.

covid-19

Sondazh

Poll