Bota

OKB paralajmëron: Do kemi krizë për ujë

Publikimi i raportit vjen përpara samitit të parë të madh të OKB-së për ujin, i cili nuk është mbajtur që nga viti 1977.

22 Mars 2023, 10:20 Nga k.m.
OKB paralajmëron: Do kemi krizë për ujë
Foto ilustruese

SHBA- Një raport i Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për një krizë globale të ujit dhe një rrezik për mungesën e tij për shkak të mbikonsumit dhe ndryshimeve klimatike. Publikimi i raportit vjen përpara samitit të parë të madh të OKB-së për ujin, i cili nuk është mbajtur që nga viti 1977. Mijëra delegatë do të marrin pjesë në mbledhjen 3-ditore në Nju Jork që fillon të mërkurën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres thotë se uji, "gjaku i jetës së njerëzimit", po thahet nga përdorimi i pakontrolluar, ndotja dhe ngrohja globale. Richard Connor, autori kryesor i raportit, tha se rreth 10% e popullsisë globale aktualisht jeton në zona që kanë mungesë të ujit.

"Në raportin tonë, ne themi se deri në 3.5 miliardë njerëz jetojnë në kushte të stresit për ujë, të paktën një muaj në vit,"- tha ai për BBC.

Connor u tha gazetarëve se "pasiguritë po rriten" kur bëhet fjalë për furnizimin global me ujë.

"Nëse nuk e trajtojmë këtë shqetësim, patjetër do të ketë një krizë globale,"- tha ai.

Nënsekretarja e Përgjithshme e OKB-së Usha Rao Monari, e cila është mikpritësja Konferencës së OKB-së për Ujërat, i tha BBC-së se burimet do të duhet të menaxhohen më me kujdes në të ardhmen. 

Samiti, i bashkëorganizuar nga qeveritë e Taxhikistanit dhe Holandës, do të mbledhë rreth 6,500 pjesëmarrës, duke përfshirë 100 ministra dhe një duzinë krerë shtetesh dhe qeverish nga mbarë bota.

kriza e ujit

Sondazh

Poll