Bota

Koreja e Veriut, kryen testime të reja të raketave

Lajmin e ka bërë të ditur ushtria e Koresë së Jugut, e fundit në një seri testesh armësh ndërsa forcat e Koresë së Jugut dhe ato amerikane kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

22 Mars 2023, 10:50 Nga a.l
Koreja e Veriut, kryen testime të reja të raketave
Raketa

KOREJA E VERIUT- Koreja e Veriut ka lëshuar sot disa raketa lundrimi në brigjet e saj lindore. Lajmin e ka bërë të ditur ushtria e Koresë së Jugut, e fundit në një seri testesh armësh ndërsa forcat e Koresë së Jugut dhe ato amerikane kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Raketat u hodhën rreth orës 10:15 të mëngjesit (0115 GMT) nga provinca Hamgyong e Veriut, tha Shefi i Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut (JCS), shkruan Reuters. 

Nuk ishte e qartë se sa predha u hodhën dhe çfarë lloji ishin saktësisht. Koreja e Veriut vitin e kaluar e shpalli veten si fuqi të pakthyeshme bërthamore dhe lideri verikorean, Kim Jong Un, së fundmi ka kërkuar një rritje të prodhimit të armëve, përfshirë edhe armëve taktike bërthamore. Gjatë këtij muaji, Kim po ashtu ka urdhëruar ushtrinë e Koresë së Veriut që të intensifikojë ushtrimet për t’u përgatitur për një luftë të vërtetë. 

marredheniet koreja e jugut-koreja e ver

Sondazh

Poll