Bota

Kurti tha se Vuçiç nuk pranoi të nënshkruante në Ohër/ Abdixhiku: Letrat e presidentëve amerikanë flisnin për marrëveshje finale me njohje

Megjithatë, Abdixhiku përmend se kryeministri Kurti ka humbur momentin historik për arritje të marrëveshjes përfundimtare siç kërkonin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

22 Mars 2023, 10:55 Nga a.l
Kurti tha se Vuçiç nuk pranoi të nënshkruante në
Lumir Abdixhiku

KOSOVË- Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se vetë kryeministri Albin Kurti e ka pranuar vetë se i ka ofruar palës serbe themelimin e asociacionit.

Jo më larg se dy orë më parë, përtej marrëveshjes, Kurti pranoi se e ka ofruar një asociacion. Lëshimi historik prej këtij momentum politik që ka qenë Kosova. Kanë qenë tri elemente të procesit dialogues me të cilin jemi pajtuar të gjithë, i gjithë spektri politik në vend por edhe ai ndërkombëtar”, tha ai. 

Një gjë të tillë, Abdixhiku e tha në Rubikon, referuar një Twitteri të lëshuar sonte nga kryeministri Albin Kurti, ku ankohet se vetë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, nuk e nënshkroi aneksin e 18 Marsit. Megjithatë, Abdixhiku përmend se kryeministri Kurti ka humbur momentin historik për arritje të marrëveshjes përfundimtare siç kërkonin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Janë tri elemente: Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme dhe me njohje në të. Çështja është sa prej këtyre elementeve i kemi në të? A është marrëveshje finale? – jo nuk është. Sepse kemi marrëveshje bazë, jo përfundimtare. Sot dua ta mbajë në përgjegjësi një njeri që ka nis procesin dialogues duke e refuzuar atë si prioritet nacional. E tani në vitin e tretë të qeverisjes, e vetmja gjë që është marrë ka qenë dialogu. Dhe kjo tregon se ka qenë i papërgatitur me kohë, dhe në të njëjtën kohë, ka lëshuar mundësi historike, sepse këto mundësi historike janë të momentumit. Nuk ka qenë e mundur marrëveshja normalizuese finale në 2008, as në 2015, as 2017 as në 2020, ka qenë një koncensus gjithë evropian dhe në ShBA: se tani është momentum për një marrëveshje përfundimtare dhe finale. Dy letrat e fundit të presidentëve amerikanë, flasin për marrëveshje përfundimtare ligjërisht të obligueshme me njohje në të. Ky ka qenë një momentum dhe mundësi e jashtëzakonshme”, tha Abdixhiku në Klan Kosova.

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll