Bota

EPIKE! Nuk është meme, por realitet: Franca digjet, klientët hanë në restorant... (VIDEO)

Gazetari amerikan Ian Bremer e postoi videon në llogarinë e tij, duke u bërë viral.

22 Mars 2023, 10:27 Nga k.m.
EPIKE! Nuk është meme, por realitet: Franca digjet, klientët
Pamje nga videoja

FRANCË- Nuk është meme, është realitet! Pamjet e mëposhtme tregojnë qytetarët francezë që po shijojnë vaktin e tyre në një restorant, ndërkohë që jashtë vendit (pamjet janë xhiruar në Lyon) i është vënë flaka nga protestat.


Protestat vazhdojnë kundër Macron, i cili kaloi një ligj që rrit moshën e pensionit nga 62 në 64 vjeç. Të enjten e kaluar, Macron thirri nenin 49.3 të Kushtetutës franceze, duke anashkaluar një votim në Asamblenë Kombëtare për miratimin e ligjit, ashtu siç ndodh zakonisht. Kjo rezultoi në ngritjen e dy mocioneve të mosbesimit për qeverinë, por kishte 9 më pak se shumica e nevojshme për ta rrëzuar Macron nga pushteti.

Që atëherë, çdo natë protestuesit kanë dalë në rrugë duke sjellë mijëra të arrestuar. Turma deri më tani duket e pakontrollueshme, madje arrijnë deri aty sa bëjnë thirrje ekstreme. 

“Ia premë kokën Louis të 16-të, ndaj Macron, ne mund ta bëjmë përsëri,”- bërtisnin të rinjtë në Paris, Tuluzë dhe Lille.

Por mesa duket jo të gjithë janë të këtij mendimi...disa duan të shijojnë një vakt të mirë në restorant. 

france ligji i ri per pensionet ne france emmanuel macron

Sondazh

Poll