Bota

Çfarë ndodhi sërish? Një 28-vjeçar me ngjyrë vdes në duart e policëve në Virxhinia (VIDEO)

Otieno u arrestua fillimisht më 3 mars si i dyshuar për një vjedhje, thuhet në një njoftim të policisë për shtyp.

22 Mars 2023, 10:24 Nga a.l
Çfarë ndodhi sërish? Një 28-vjeçar me ngjyrë
Vdekja e Irvo Otieno

SHBA- Prokurorët në shtetin amerikan të Virxhinias kanë publikuar një video ku tregon momentet e fundit të një pacienti që vdiq në një spital psikiatrik. Videoja tregon momentin kur i riu i identifikuar me emrin Irvo Otieno u rrë zua në tokë nga policia dhe stafi i spitalit më 6 mars ndërsa po transportohej në një burg tjetër. Shtatë policë dhe tre personel mjekësor akuzohen për vrasje të shkallës së dytë të njeriut me ngjyrë, shkruajnë mediat e huaja. 

Prokurorja, Ann Cabell Baskervill ishte ajo që publikoi videon e këtij incidenti ditën e djeshme. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurimit në Spitalin Shtetëror Qendror në Petersburg, Virxhinia. Otieno u arrestua fillimisht më 3 mars si i dyshuar për një vjedhje, thuhet në një njoftim të policisë për shtyp. Ai përfundoi në kujdes mjekësor pasi kishte tentuar të lëndonte veten dhe se kishte një sëmundje mendore.

Në video shihet 28-vjeçari Otieno duke u tërhequr zvarrë në spital me pranga dhe hekura këmbësh nga disa policë dhe stafi mjekësor aty pranë. Të paktën 10 persona janë parë mbi Otieno në një moment, disa duke mbajtur këmbët e tij, ndërsa të tjerët mbajnë pjesën e sipërme të trupit. Në video shihet se ai është mbajtur për 11 minuta. Më pas policët dhe stafi mjekësor tërhiqen pasi Otieno qëndron i pa lëvizur. Stafi mjekësor në dhomë më pas shihet duke dhënë ndihmën emergjente.

irvo otieno

Sondazh

Poll