Bota

ME VIDEO- Xi Jinping ikën nga Rusia, jep një mesazh rrëqethës për Perëndimin, në merak për Putin: Të lutem kujdesu për veten, mik i dashur!

Gjatë vizitës së tij dy-ditore, Xi mezi përmendi konfliktin në Ukrainë dhe se Kina ka një "pozicion të paanshëm".

22 Mars 2023, 10:13 Nga k.m.
ME VIDEO- Xi Jinping ikën nga Rusia, jep një mesazh
Xi Jinping dhe Vladimir Putin

MOSKË- Presidenti i Kinës Xi Jinping i tha një buzëqeshjeje Vladimir Putinit teksa po largohej nga Moska të martën në mbrëmje.

“Po vjen një ndryshim që nuk ka ndodhur në 100 vjet. Dhe ne po e drejtojmë këtë ndryshim së bashku,”- i tha Xi Putinit përmes përkthyesit të tij – fjalë që sigurisht do të vënë këmbanat e alarmit në Perëndim. 

"Të lutem, kujdes, i dashur mik,"- shtoi ai, duke e kapur me ngrohtësi dorën e Putinit, i cili i uroi Xi një "udhëtim të sigurt". 

PJESË NGA BISEDA E KAPUR MES TYRE: 

Xi: Po presim ndryshime që nuk kanë ndodhur në 100 vjet. Dhe së bashku ne po i bëjmë këto ndryshime.

Putin: Jam dakord.

Xi: Të lutem kujdesu për veten, mik i dashur.

Putin: Udhëtim të mbarë!

Gjatë vizitës së tij dy-ditore, Xi mezi përmendi konfliktin në Ukrainë dhe se Kina ka një "pozicion të paanshëm". Nuk ka pasur shenja se përpjekjet e Xi për të luajtur rolin e paqebërësit kanë dhënë fryte, por ai gjithashtu nuk ka bërë asnjë ofertë për të mbështetur drejtpërdrejt luftën e Putinit në Ukrainë.

Presidenti kinez Xi Jinping u largua nga Moska mëngjesin e sotëm pas një udhëtimi 3-ditor në Rusi, i fokusuar në forcimin e lidhjeve me homologun e tij Vladimir Putin. Avioni i Xi u ngrit nga aeroporti Vnukovo i Moskës pasi luajtën himnet kombëtare të Rusisë dhe Kinës.

xi jinping vladimir putin

Sondazh

Poll