Bota

Kiev sërish në shënjestër nga Rusia, sulmon me dron nga ajri, vdesin 3 persona

Ai tha se dy persona ishin plagosur dhe një ishte shpëtuar, por katër persona ndoshta mbetën nën rrënoja.

22 Mars 2023, 10:04 Nga a.l
Kiev sërish në shënjestër nga Rusia, sulmon me dron nga
Sulm me dron në Kiev

UKRAINË- Tre persona u vranë në një sulm me dron rus gjatë natës në infrastrukturën civile në rajonin e Kievit.  Shërbimi Shtetëror i Emergjencave tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se dy konvikte dhe një objekt arsimor në qytetin e Rzhyshchiv ishin shkatërruar pjesërisht nga sulmi.

Ai tha se dy persona ishin plagosur dhe një ishte shpëtuar, por katër persona ndoshta mbetën nën rrënoja. Zyrtarët thanë se më shumë se 100 punëtorë dhe 28 automjete u vendosën në vendngjarje dhe se kërkimi për të mbijetuar po vazhdonte pas sulmeve që ushtria ukrainase tha se përfshinin drone Shahed të prodhuar nga Irani, shkruajnë mediat e huaja. 

“Mbi 20 drone vrasëse iraniane, plus raketa, incidente të shumta granatimesh, dhe kjo është vetëm në një natë të fundit të terrorit rus kundër Ukrainës”, shkroi Presidenti Volodymyr Zelenskyy në Twitter.

Administrata Rajonale Ushtarake e Kievit kishte raportuar më herët të mërkurën se shtatë persona ishin plagosur në sulmet e fundit nga forcat ruse. Ushtria ukrainase tha se kishte rrëzuar 16 nga 21 dronë të nisur në Ukrainë gjatë natës nga Rusia. Rusia nuk komentoi menjëherë raportet e fundit të luftimeve. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll