Bota

Tërmeti i fuqishëm në Afganistan dhe Pakistan, thellohet bilanci, shkon në 12 numri i viktimave

Tërmeti me magnitudë 6.4 dëmtoi ndërtesa, shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe bëri që njerëzit të vrapojnë në rrugë.

22 Mars 2023, 09:50 Nga a.l
Tërmeti i fuqishëm në Afganistan dhe Pakistan, thellohet bilanci,
Afganistan

AFGANISTAN- Thellohet bilanci i viktimave nga tërmeti i fuqishëm i së martës në Afganistan ku lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në Pakistan. Mediat e huaja raportojnë se deri më tani 12 persona kanë humbur jetën. Ndërsa më shumë se 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur . 

Tërmeti me magnitudë 6.4 dëmtoi ndërtesa, shkaktoi rrëshqitje të dheut dhe bëri që njerëzit të vrapojnë në rrugë. Lëkundjet sizmike me epiqendër në një rajon malor në veri-lindje të Afganistanit, pranë kufirit me Pakistanin u ndjenë deri në Indi. 

"Ishte një dridhje e tmerrshme. Unë kurrë nuk kisha ndjerë një dridhje të tillë më parë në jetën time," tha banorja e Kabulit Khatera. 

Nëntë nga vdekjet e konfirmuara u raportuan në rajonin e luginës së Khyber Pakhtunkhwa në Pakistan. Tre të tjerë u vranë në Afganistan. Një fëmijë ishte në mesin e të vrarëve në provincën Laghman pranë kufirit të vendit me Pakistanin. Largësia dhe terreni i thyer i zonave të prekura mund të ngadalësojë punën e ndihmës dhe shpëtimit. Në kryeqytetin e Islamabadit, një bllok i madh banimi shumëkatësh u evakuua pasi u shfaqën çarje të mëdha në ndërtesë. Linjat telefonike janë prekur dhe në Pakistan autostrada në zonën më të goditur Sëat është bllokuar nga rrëshqitjet e dheut. Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif u ka kërkuar agjencive të fatkeqësive të marrin masa urgjente për të ndihmuar njerëzit.

termet ne afganistan

Sondazh

Poll