Sport

Nis “telenovela” e re argjentinase: Wanda Nara hedh në erë seancat gjyqësore, Mauro Icardi i bën një dhuratë të veçantë…

Nga Argjentina raportohet se çifti është pajtuar

21 Mars 2023, 18:18 Nga DOSJA

Nis “telenovela” e re argjentinase: Wanda Nara hedh në erë

ARGJENTINE - Pas disa vajtje-ardhjeve, duket se Mauro Icardi dhe Wanda Nara janë pajtuar dhe janë bashkuar sërish bashkë. “Mauro është njeriu i jetës sime, ai është familja ime”, pranoi argjentinasja pak ditë më parë.

Wanda Nara është në një moment të ëmbël. Argjentinasja debutoi si drejtuese e 'Masterchef', një program i njohur gatimi, që transmetohet në Argjentinë nga Telefé. Është e vërtetë që në rrjetet sociale ka pasur komente ‘pro’ dhe ‘kundër’ të performances së saj. Por ajo që nuk mund të mohohet janë të dhënat e audiencës dhe kjo nuk gënjen: ajo kishte kapur majat prej 25 pikësh vlerësimi. Një shifër e madhe që rikonfirmon ata që vendosën bast për të.

Nis “telenovela” e re argjentinase: Wanda Nara hedh në erë

Dhe për të shijuar këtë sukses, ‘kompania’ e Mauro Icardit vendosi të udhëtojë drejt Argjentinës, duke përfituar nga ditët e pushimit nga ndeshjet e kombëtareve. Argjentinasi po kalon një sezon të mrekullueshëm te Galatasaray, duke luftuar për titullin e Superligës turke.

Në Buenos Aires, Mauro ka takuar sërish Wandën, përmes takimeve romantike dhe i është përkushtuar totalisht asaj. Por jo vetëm me shoqërinë e tij, por edhe me një dhuratë të veçantë që befasoi miqtë. Icardi i ka dhuruar një makinë të nivelit të lartë, diçka që vetë Wanda Nara e konfirmoi: “Ai më dha një Bentley dhe jam shumë krenare për dhuratën time”.

Nis “telenovela” e re argjentinase: Wanda Nara hedh në erë

Wanda dhe Icardi janë sërish çift, pasi biznesmenja ishte e vendosur të kërkonte divorcin. Tashmë, pavarësisht largësisë, duket se ata kanë rindërtuar jo vetëm lidhjen e tyre, por edhe familjen, duke jetuar sërish bashkë me vajzat e tyre, Françeskën dhe Izabelën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll