Sport

“Ndihem sikur jam babai i këtij ekipi”…

“Nuk jam këtu për bamirësi, jam këtu për të luajtur”,- thekson sulmuesi suedez me përvojë Zlatan Ibrahimovic.

21 Mars 2023, 16:07 Nga DOSJA
“Ndihem sikur jam babai i këtij ekipi”…

SUEDI - Në moshën 41-vjeçare, Zlatan Ibrahimovic u rikthye në kombëtaren e Suedisë dhe sulmuesi i Milanit, i cili fundjavën e kaluar u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në Serie A, nuk e fshehu dëshirën për të qenë i pranishëm në “Euro 2024”.

“Pësova një dëmtim shumë të rëndë dhe nuk kisha qenë në kombëtare për 14 muaj. U ktheva, ndihem shumë mirë, sikur të isha babai i kësaj kombëtareje. Ndjej vetëm gëzim, nuk kam dhimbje. Më pëlqen kjo dhe ndihem sikur mund të kontribuoj.

A do të vazhdoj ende në arenën evropiane? Nuk doja të mendoja shumë përpara, kam pasur disa probleme, por nëse ndihem mirë fizikisht... Nuk jam këtu për bamirësi, jam këtu për të luajtur”,- theksoi sulmuesi me përvojë.

Nëse përdoret në këto duele nordike, Ibrahimovic do të jetë më i moshuari që ka luajtur ndonjëherë në një fazë kualifikuese për një kampionat evropian, duke tejkaluar ‘rekordin’ prej 40 vitesh e 90 ditësh me të cilat luajti italiani Dino Zoff në 1983. Suedia është e integruar në grupin F me Belgjikën, Austrinë, Azerbajxhanin dhe Estoninë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll