Sport

Mancini, i pakënaqur me treshen italiane në Champions League: “Prej tyre janë thirrur vetëm shtatë apo tetë lojtarë. Eshtë pak”…

Trajneri italian lë kritikat për mungesë opsionesh...

21 Mars 2023, 15:25 Nga DOSJA
Mancini, i pakënaqur me treshen italiane në Champions League:

ITALI - ‘Azzurrët’ ka tre klube në çerekfinalet e Champions League (Inter, Milan dhe Napoli), por kjo nuk e inkurajon trajnerin Roberto Mancini. 

“Futbolli italian nuk ka rilindur për shkak të kësaj. Ndoshta futbolli i klubit. Po të shohim tre skuadrat që janë në Champions, së bashku kanë vetëm shtatë-tetë lojtarë italianë, jo më shumë se kaq”,- kujtoi trajneri kampion i Europës në fillim të përgatitjeve për ndeshjen kundër Anglisë. 

Dhe Mancini drejton gishtin drejtpërsëdrejti te klubet: “Ne nuk kemi sulmues dhe nuk kemi shumë zgjedhje, përveç atyre që tashmë janë thirrur. Të rinjtë me pasaportë italiane nuk luajnë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll