Sport

Muaji i Ramazanit! Gjyqtarët do të ndalojnë ndeshjet në Premier League, në mënyrë që futbollistët besimtarë të prishin agjërimin…

Në ndeshjet e luajtura pas perëndimit të diellit, gjatë muajit të ardhshëm

21 Mars 2023, 15:40 Nga DOSJA
Muaji i Ramazanit! Gjyqtarët do të ndalojnë ndeshjet në

ANGLI - 'Sky Sports' avancon këtë të martë, duke raportuar se gjyqtarët e ligave të ndryshme në Angli po marrin udhëzime për t'i lejuar futbollistët, që respektojnë ritet e muajit të Ramazanin.

Kështu, ndeshjet do të ndalohen në kohën e përcaktuar, për t’i krijuar mundësinë futbollistëve besimtarë për të prishur agjërimin gjatë ndeshjeve, që do të luhen gjatë muajit të ardhshëm.

Lojtarët si Mohamed Salah (Liverpool), Riyad Mahrez (Manchester City) dhe Ngolo Kante (Chelsea), por edhe shumë e shumë të tjerë, do të duhet të përmbahen nga ngrënia ose pirja gjatë ditës, në përputhje me parimet e fesë myslimane të ndjekura në këtë periudhë të vitit.

Gjyqtarët duhet t'i lejojnë këta futbollistë të hidratohen dhe të marrin suplemente energjie pas perëndimit të diellit. Por për këtë, para ndeshjeve duhet të identifikojnë lojtarët që agjërojnë, shton 'Sky Sports'. Ramazani fillon nesër mbrëma dhe përfundon më 21 prill.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll