Sport

Luis Campos pjesë e dështimit të PSG-së, fati i tij në duart e presidentit Al Khelaifi…

Gazeta spanjole ‘As’ shkruan se portugezi mund të largohet nga klubi parizien që në qershor

21 Mars 2023, 15:56 Nga DOSJA
Luis Campos pjesë e dështimit të PSG-së, fati i tij në

FRANCA - Gazeta AS shkruan këtë të martë, në edicionin online, se Luís Campos mund të jetë një nga ‘viktimat’ e dështimit të Paris Saint-Germain në Champions League.

Si rezultat i marrëdhënies së mirë që krijoi me Kylian Mbappé në Monaco, Luís Campos u punësua nga PSG në fillim të sezonit, me kërkesë të francezit. Ai ishte vendimtar në zgjedhjen e trajnerit, duke mbrojtur me çdo kusht punësimin e Christophe Galtier, kur Nasser Al Khelaifi shprehu interes për Thiago Motta. Presidenti përfundoi duke ndjekur këshillën e këshilltarit sportiv dhe pagoi 10 milionë euro te Nice, për të nënshkruar me francezin.

Galtier rezulton të jetë objektivi kryesor në eliminimin e PSG-së nga Champions League, me dyert e daljes të hapura për trajnerin. Por edhe lideri portugez duhet të ndjekë të njëjtën rrugë. AS shkruan se, pavarësisht marrëdhënies së përzemërt me Al Khelaifin, kur PSG-ja po përgatitet për sezonin e ardhshëm, e ardhmja e Luís Campos në Parc de Prínces është në duart e presidentit.

Në Francë, Footmercato shkruan se Galtier dhe Luís Campos jetojnë në një "situatë pothuajse të paqëndrueshme" te PSG, me shumë mosmarrëveshje të brendshme, nga lojtarët e deri te menaxherët e tjerë. Sipas këtij burimi, Luís Campos nuk e merr të mirëqenë vazhdimësinë e tij në klub dhe tashmë është në bisedime me Chelsean për të marrë detyrat në Stamford Bridge nga sezoni i ardhshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll