Sport

Edhe një "ndeshje" e fituar! Ishi i tenisit, Martina Navratilova, jep lajmin e gëzueshëm se është shëruar nga kanceri…

Tenistja çeke Martina Navratilova u diagnostikua me kancer të dyfishtë të fytit dhe gjirit në janar.

21 Mars 2023, 17:37 Nga DOSJA

Edhe një "ndeshje" e fituar! Ishi i tenisit, Martina Navratilova,

SHBA - Martina Navratilova, legjenda e tenisit, ka njoftuar se është shëruar nga dy kanceret e saj të diagnostikuara janarin e kaluar. Një tjetër lojë e fituar. Ish-numri 1 i tenisit në botë, Martina Navratilova, ka treguar në një intervistë për ‘Talk TV’ se është shëruar, pasi u diagnostikua me kancer në fyt dhe gji, disa javë më parë.

"Me sa dinë ata (mjekët), unë jam shëruar,"- i tha Piers Morgan të martën, ajo që ka fituar 18 tituj Grand Slam në lojën teke. - Më duhej të bëja edhe dy javë rrezatim parandalues, por ka mbaruar. Isha plotësisht e trembur për tre ditë, duke menduar se mund të mos i shihja Krishtlindjet e ardhshme. Lista e dëshirave më kaloi nëpër kokë me të gjitha gjërat që doja të bëja ende. Dhe pastaj, kush vuan nga dy kancere të ndryshme në të njëjtën kohë? Për fat të mirë, braktisja e luftës nuk është në ADN-në time. Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të vazhdoja të luftoja”.

66-vjeçarja amerikane ka folur për disa detaje nga lufta e saj kundër këtyre dy kancereve.

“Vura re që nyja limfatike e majtë ishte zmadhuar dhe mendova se kjo ishte për shkak të një vaksine kundër herpesit, që kisha bërë një javë më parë, shpjegoi Martina Navratilova. - Por pas dy javësh nuk po ulej, kështu që thirra mjekun. Ajo që ishte më e vështira ishte java e parë. Unë iu nënshtrova kimioterapisë dhe radioterapisë.”

Ish-kampioni tashmë kishte luftuar dhe mposhtur kancerin e gjirit edhe në vitin 2010.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll