Sport

Evra kujton takimin e parë me Sir Ferguson: "Ndihesha sikur po pyetesha nga FBI"…

Ish-mbrojtësi i krahut, i cili përfaqësoi Man.United mes viteve 2006 dhe 2014, kujton rëndësinë e trajnerit skocez në rrugëtimin e tij

21 Mars 2023, 16:37 Nga DOSJA

Evra kujton takimin e parë me Sir Ferguson: "Ndihesha sikur po

ANGLI - Patrice Evra kujtoi, në podkastin e 'Vibe With Five', ardhjen e tij në Manchester United në vitin 2006, duke theksuar, se biseda që ai bëri me Alex Ferguson, trajnerin e “Djajve të Kuq” në atë kohë, ishte sikur të ishte "intervistuar nga FBI". 

"Ai (Alex Ferguson) nuk fliste frëngjisht, ai ishte më shumë agjenti im që negocionte. Anglishtja ime nuk ishte e mirë dhe ai po përkthente. Mbaj mend që ai më bëri vetëm pyetje si: "A pi alkool?" Jo. “A të pëlqen të dalësh natën?'', filloi duke kujtuar Evrën.

"Ndihesha sikur po intervistohesha nga FBI. Sapo shtrënguam duart, mendova: "Jam gati. Nëse e zhgënjej këtë njeri, ai do të më vrasë. Më bëri shumë përshtypje,"- shtoi ai.

Ish-anësori francez, tani 41 vjeç, supozoi gjithashtu, se përveç “Djajve të Kuq”, për shërbimet e tij ishin të interesuar edhe Liverpool dhe Inter.

"Më kujtohet që agjenti im ishte shumë i emocionuar: 'Patrice, është Manchester United'. I pashë ata (të luanin) për shkak të Cantonas dhe kjo pati një ndikim të madh (në vendimin). Kur takova Ferguson, ndjeva diçka të veçantë,"- përfundoi ai.

Patrice Evra përfaqësoi Manchester United midis 2006 dhe 2014, viti kur u transferua te Juventus.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll