Bota

Thatësira godet Somalinë/ Vdesin 43 mijë persona, gjysma prej tyre fëmijë

Përfaqësuesja e Unicef-it Wafaa Saaed tha se këto rezultate paraqesin një pamje të zymtë të shkatërrimit që u solli fëmijëve dhe familjeve të tyre nga thatësira.

21 Mars 2023, 17:26 Nga a.l
Thatësira godet Somalinë/ Vdesin 43 mijë persona, gjysma prej
Somali

AFRIKË- Rreth 43 mijë njerës besohet se kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të larta dhe thatësirave në Afrikë. Sipas një raporti të publikuar nga UNICEF, gjysma e viktimave ishin fëmijë nën moshën pesë vjeç.  Ky është numri i parë zyrtar i vdekjeve të thatësirës pasi Somalia hyn në sezonin e saj të gjashtë radhazi në mungesë të reshjeve të shiut, shkruajnë mediat e huaja. 

Përfaqësuesja e Unicef-it Wafaa Saaed tha se këto rezultate paraqesin një pamje të zymtë të shkatërrimit që u solli fëmijëve dhe familjeve të tyre nga thatësira. Përfaqësuesi i OBSH-së në Somali, Dr Mamunur Rahman Malik, shtoi se po garojnë me kohën për të parandaluar vdekjet. 

"Kostoja e mosveprimit tonë do të thotë se fëmijët, gratë dhe njerëzit e tjerë të cenueshëm do të paguajnë me jetën e tyre, ndërsa ne pashpresë dhe të pafuqishëm jemi dëshmitarë të shpalosjes së tragjedisë", tha ai. 

Të paktën 18,000 vdekje të tjera parashikohen para mesit të këtij viti – pasi mungesa e përhapur e ushqimit përkeqëson krizën e thatësirës. Vetëm në Somali, më shumë se 6 milionë njerëz vuajnë nga uria akute, me gati 500,000 fëmijë që mund të jenë të kequshqyer këtë vit. 

dr mamunur rahman malik

Sondazh

Poll