Sport

Griezmann "i zhgënjyer" me Deschamps: shiriti për Mbappe shqetëson sulmuesin...

'Le Figaro' raporton se lojtari i Atlético Madrid po rimendon të ardhmen e tij në kombëtaren franceze

21 Mars 2023, 14:52 Nga DOSJA
Griezmann "i zhgënjyer" me Deschamps: shiriti për Mbappe

FRANCE - “Le Figaro” avancon këtë të martë, se Antoine Griezmann po rimendon të ardhmen e tij në kombëtaren franceze, pas vendimit të Didier Deschamps, i cili në orët e fundit i dha shiritin e kapitenin të ‘bluve’ Kylian Mbappé.

Sipas të njëjtit burim, Griezmann, i cili tani është 32 vjeç, "e kishte ëndërruar shiritin në krah si dhuratë për ditëlindje", por, në vend të kësaj, ishte "i zhgënjyer dhe i pikëlluar" nga zbulimi i Deschamps, i cili zgjodhi t'ia atribuonte këtë përgjegjësi sulmuesit të PSG-së, vetëm 24 vjeç.

Lojtari i Atlético Madrid-it, për më tepër, ëndërroi të drejtonte kombëtaren franceze deri pas Euro 2024, kur do të vendoste të ardhmen e tij në ekip.

Duhet mbajtur mend se çështja e kapitenit të ardhshëm të ‘Bluve’ ka mbetur pezull që kur Hugo Lloris i dha fund karrierës së tij ndërkombëtare, në janar, pas Botërorit 2022 në Katar, ku francezët u mundën në finale nga Argjentina, një takim në të cilin Mbappé shënoi një ‘hat trick’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll