Bota

Parlamenti i Ugandës shqyrton projekt-ligjin: 10 vjet burg për homoseksualët

Projekt-ligji synon çdo person që angazhohet në aktivitete homoseksuale ose deklaron se i përket komunitetit LGBTQ, në një vend ku homoseksualiteti është tashmë i paligjshëm.

21 Mars 2023, 14:09 Nga f.i

 

Parlamenti i Ugandës shqyrton projekt-ligjin: 10 vjet burg për
foto ilustruse

UGANDA-Parlamenti i Ugandës ka vendosur të shqyrtojë projekt-ligjin, i cili dënon me burg pjesëtarët e grupit LGBTQ. Mediat e huaja raportojnë se sipas këtij ligji ata që kanë marrëdhënie homoseksuale do dënohen deri në 10 vite burg. Pak ditë para se parlamenti të shqyrtonte projekt-ligjin, presidenti i Ugandës Jueri Museveni, i cili ka qeverisur vendin me grusht të hekurt që nga viti 1986, i kishte quajtur homoseksualët «anormalë». Gjithashtu më 17 mars, policia e Ugandës kishte njoftuar arrestimin e gjashtë burrave «për sjellje homoseksuale».

“Projekt-ligji kundër homoseksualitetit është gati dhe do të paraqitet në parlament për t'u votuar sot pasdite. Ne dëgjuam përkrahësit e projekt-ligjit dhe kundërshtarët e tij dhe dërguam propozimet tona për shqyrtim nga plenarja"- tha Rebina Ruacudjo kryetare e parlamentit.

Uganda ka ligje strikte kundër homoseksualëve, të cilat i trashëgoi nga kohët koloniale por që nga viti 1962 nuk ka pasur ndjekje penale kundër njerëzve që kishin marrëdhënie homoseksuale. Votimi i projektligjit vjen në një kohë kur teoritë konspirative po përhapen në mediat sociale rreth kësaj çështjeje, sipas të cilës forcat ndërkombëtare po nxisin homoseksualitetin në Ugandë.

 

lgbtq rebina ruacudjo

Sondazh

Poll