Bota

Asnjë shpërndarje e parlamentit, asnjë riorganizim/ Çfarë do të njoftojë Macron sot?

Sipas njërit prej pjesëmarrësve, presidenti francez i kërkoi kampit qeveritar që brenda maksimumit dy ose tre javësh të paraqesë propozime për të ndryshuar metodën dhe axhendën e reformave.

21 Mars 2023, 14:02 Nga I.A
Asnjë shpërndarje e parlamentit, asnjë riorganizim/
Emmanuel Macron

FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron tha se ai nuk ka ndërmend të shpërndajë Asamblenë Kombëtare, të riorganizojë qeverinë e tij ose të thërrasë një referendum për të shuar protestën popullore.

"Asnjë shpërbërje, asnjë riorganizim, asnjë referendum," tha një pjesëmarrës pas përfundimit të takimit që përfshin ministrat e lartë të qeverisë dhe zyrtarët e kampit Macron.

Sipas njërit prej pjesëmarrësve, presidenti francez i kërkoi kampit qeveritar që brenda maksimumit dy ose tre javësh të paraqesë propozime për të ndryshuar metodën dhe axhendën e reformave. I njëjti burim sqaroi se Macron dëshiron që të identifikohen disa plane të qarta brenda një axhende të qartë.

Presidenti i Francës do të japë sot një intervistë televizive, e cila pritet me interes të veçantë. Emmanuel Macron bëri thirrje për reforma me më pak ligje dhe më shumë rregullore kur nuk sigurohet një shumicë absolute në Asamblenë Kombëtare.

Reforma e pensioneve , e cila parashikon rritjen e kufirit të pensionit nga 62 në 64 vjeç, u miratua përfundimisht dje, pas aktivizimit të nenit 49.3 të Kushtetutës që anashkalon votimin në Asamblenë Kombëtare dhe pasi qeveria i mbijetoi mocioneve të shkarkimit.

emmanuel macron

Sondazh

Poll