Bota

Propaganda e mediave serbe: Vuçiç u rrit ndihmën ekonomike serbëve në Kosovë

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se për 5607 serbë dhe romë në Republikën e Kosovës do të rritet shuma e ndihmës sociale nga 11 mijë dinarë në 20 mijë dinarë

21 Mars 2023, 13:35 Nga I.A

 

Propaganda e mediave serbe: Vuçiç u rrit ndihmën ekonomike
Aleksandër Vuçiç

 

KOSOVË- Përfituesit e asistencës sociale në Kosovë e kanë pritur me entuziazëm rritjen e përfitimeve të asistencës. Mediat serbe shkruajnë se presidenti Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se për 5607 serbë dhe romë në Republikën e Kosovës do të rritet shuma e ndihmës sociale nga 11 mijë dinarë në 20 mijë dinarë. Ljubica Simië nga Mitrovica e Veriut thotë se rritja e ndihmës sociale do të thotë shumë për familjet me fëmijë të vegjël.

Jam nënë beqare, jetoj privatisht, paguaj qiranë nga ndihma sociale dhe me këtë rast dua të falënderoj presidentin Aleksandar Vuçiç për rritjen e ndihmës sociale që do të thotë shumë për mua dhe familjet e tjera me fëmijë të vegjël," tha ajo.

Verica Petkoviç, thotë se rritja e ndihmës sociale e premtuar nga presidenti Vuçiç do të thotë shumë për shkollimin e saj.

"Jam përfituese e ndihmës sociale si nënë e vetme dhe kam një djalë në klasën e 5-të të shkollës fillore. I jam mirënjohës presidentit Aleksandar Vuçiç për njoftimin e rritjes së ndihmës sociale. Për mua do të thotë shumë për nevojat elementare të jetës dhe shkollimin e mëtutjeshëm të djalit tim," deklaroi Verica.

Millosh Spasojeviç thotë se meqë as gruaja e tij dhe as ai nuk punojnë dhe ndihma për ta do të thotë shumë.

"Unë dhe gruaja ime nuk kemi të ardhura shtesë përveç ndihmës sociale, ato 10.000 dinarë shtesë do të na sigurojnë një ekzistencë më të mirë dhe mbijetesë të mëtejshme në këto zona. I jam shumë mirënjohës presidentit, e shihni se ai po mendon për ne," tha ai.

aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll