Bota

'Nuk do mjaftohem vetëm me kritika'/ Gashi: Nëse Kurti e bën Asociacionin, kam me e gjuajt me gazlotsjellës në shtëpinë e tij

Shkëlzen Gashi tha se se nëse në dokumentin final që do të krijohet për të përcaktuar nivelin e vet-menaxhimit tek serbët, ai do marrë hapa ekstremë.

21 Mars 2023, 13:04 Nga k.m.
'Nuk do mjaftohem vetëm me kritika'/ Gashi: Nëse Kurti e
Albin Kurti

PRISHTINË- Ish-këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Shkëlzen Gashi ka kërcënuar se të sulmojë shtëpinë e tij me koktejl molotov nëse formon Unionin e Komunave Serbe. I ftuar në emisionin Pressing në T7, Shkëlzen Gashi tha se se nëse në dokumentin final që do të krijohet për të përcaktuar nivelin e vet-menaxhimit tek serbët, ai do marrë hapa ekstremë.

"Ne të gjithë dimë të lexojmë dhe të shkruajmë këtu. Nëse del se Kurti parasheh kompetenca për serbët në dokumentin përfundimtar, të cilat janë të njëjta me marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015, atëherë nuk do të ndalem në kritika në studio dhe as në protesta. Do të shkoj edhe në shtëpinë e tij në lagjen e tij dhe do të hedh kokteje molotovi,”- tha Gashi.

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

dialogu kosove-serbi albin kurti shkelzen gashi

Sondazh

Poll