Bota

Vuçiç me ministrin italian: Nuk kemi përdorur kurrë hile, nuk bëhet fjalë për njohjen e Kosovës

Por gjatë konferencës së përbashkët me Vuçiç, gazetari italian pyeti Tajanin, se cili është roli i Italisë në dialog.

21 Mars 2023, 13:44 Nga I.A
Vuçiç me ministrin italian: Nuk kemi përdorur kurrë
Antonio Tajani dhe Aleksander Vucic

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka takuar në pallatin “Serbia” nënkryetarin e Këshillit të Ministrave dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani. Pas takimit, të dy zyrtarët morën pjesë në Forumin për Bashkëpunim Biznesor dhe Shkencor ndërmjet Serbisë dhe Italisë, i cili mblodhi rreth 400 kompani nga të dyja vendet në Beograd. Por gjatë konferencës së përbashkët me Vuçiç, gazetari italian pyeti Tajanin, se cili është roli i Italisë në dialog.

"Italia dëshiron të jetë protagoniste në Ballkanin Perëndimor. Serbia është një vend i madh që ka një traditë të lashtë dhe që mund të jetë çelësi i stabilitetit në Ballkan," tha Tajani.

Presidenti Vuçiç kujtoi se Serbia nuk ndan mendimin me Italinë.

“Për Italinë Kosova është shtet i pavarur, për ne nuk është, por është detyra jonë të flasim dhe të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiç, ndërsa kur është fjala për Ukrainën, shtoi ai, do të dëshironim që lufta në Ukrainë të ndalo këtë sekondë.

"Por nëse do të ketë paqe nuk varet nga ne. Për ne, situata në Ukrainë është shumë herë e vështirë. Serbia do paqe. Dhe kjo do të na sjellë një lehtësim të madh. Ne do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen në vend dhe në rajon. I jam mirënjohës Tajani për mirëkuptimin e tij të pozicionit të Serbisë," tha Vuçiç.

Se a do ta zbatojë Beogradi marrëveshjen nga Ohri?

"Serbia nuk ka përdorur kurrë hile, ndryshe nga të tjerët. E përsëris çdo ditë atë që kam thënë në Ohër, në Bruksel dhe në Kuvendin e Serbisë dhe qëndrimi im nuk ka ndryshuar as edhe një pikë. Është ligjërisht e detyrueshme për Serbinë kur unë vendos nënshkrimin dhe vulën time në diçka. Serbia do të punojë në zbatiminNuk bëhet fjalë për njohje," tha Vuçiç

aleksandar vuçiç antonio tajani

Sondazh

Poll