Bota

Izraeli kufizon palestinezët në muajin e Ramazanit: Meshkujve nga 12 deri në 55-vjeç u ndalohet hyrja në xhami

Izraeli kufizimet i ka vendosur për burrat palestinezë nga Bregu i pushtuar Perëndimor që të hyjnë në xhaminë ‘Al-Aksa’ për lutjet e së Premtes gjatë muajit të Ramazanit. Burrave palestinezë nga mosha 12 deri në 55 vjeç u është ndaluar hyrja në xhami.

21 Mars 2023, 13:09 Nga f.i
Izraeli kufizon palestinezët në muajin e Ramazanit: Meshkujve nga 12
xhamia Al-Aksa

IZRAEL-Në muajin e Ramazanit Izraeli ka kufizuar hyrjen e palestinezëve në xhamin ‘Al-Aksa’. Mediat e huaja raportojnë se Izraeli kufizimet i ka vendosur për burrat palestinezë nga Bregu i pushtuar Perëndimor u ndalohet hyrja në xhaminë ‘Al-Aksa’ për lutjet e së Premtes gjatë muajit të Ramazanit. Burrave palestinezë nga mosha 12 deri në 55 vjeç u është ndaluar hyrja në xhami.

Ndërkohë, një numër i papërcaktuar grash të moshës 50 vjeç e lart dhe burra mbi 55 vjeç që jetojnë në Rripin e Gazës do të lejohen të vizitojnë Jeruzalemin midis të dielës dhe të enjtes. Përveç kësaj, palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar do të lejohen të vizitojnë anëtarët e familjes që jetojnë në Izrael gjatë Ramazanit.

Zyrtarët nga Izraeli dhe Palestina u takuan në Egjipt të dielën për bisedime që kanë për qëllim qetësim të dhunës në rritje, që ka ushqyer frikën gjatë Ramazanit.

Që nga fillimi i vitit 88 palestinezë, duke përfshirë individë të moshuar, gra dhe fëmijë, janë vrarë për shkak të sulmeve të ushtarëve izraelitë.

palestines muaji i ramazanit izraeli

Sondazh

Poll