Sport

Video shokuese, tifozi godet me grusht në fytyrë lojtarin e klubit të tij!

Jethro Williams, ish-nacionalisti holandez, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për PSV, Eintracht Frankfurt dhe Newcastle, së bashku me shokët e skuadrës u përpoqën të qetësonin tifozët të cilët e ndërprenë ndeshjen të pakënaqur me paraqitjet e ekipit të tyre.

20 Mars 2023, 21:13 Nga DOSJA
Video shokuese, tifozi godet me grusht në fytyrë lojtarin e klubit

HOLANDE - Skena të pabesueshme janë parë gjatë ndeshjes së xhiros së 26-të të kampionatit holandez kur një tifoz i Groningenit ka goditur me grusht futbollistin e ekipit të tij.

Jethro Williams, ish-nacionalisti holandez, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për PSV, Eintracht Frankfurt dhe Newcastle, së bashku me shokët e skuadrës u përpoqën të qetësonin tifozët të cilët e ndërprenë ndeshjen të pakënaqur me paraqitjet e ekipit të tyre.

Ata hynë në fushë në një ndeshje kundër Heerenveen të cilën Groningen përfundoi duke e humbur 2:0.

Ndeshja është ndërprerë në minutën e 80-të kur është dashur të reagojë policia dhe lojtarët e Groningenit kanë tentuar të qetësojnë situatën.

Mirëpo, një tifoz i ri ka përfituar nga rasti, ka kërcyer mbi tifozët e tjerë dhe e ka goditur me grusht në kokë futbollistin.

Videoja e këtij dëshmitari bëri xhiron e shpejtë në rrjetet sociale dhe opinioni është i shokuar duke komentuar atë që është parë.

Humbja ndaj Heerenveen është e treta radhazi për Groningenin dhe skuadra ka shënuar rezultate të këqija gjatë gjithë sezonit dhe pas 26 ndeshjesh zë vendin e parafundit në tabelë. Në tetë raundet e ardhshme, ajo do të duhet të përmirësojë në mënyrë drastike lojën e saj për të mbijetuar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2023, 19:07

Gennaro Gattuso ‘thyen’ heshtjen…

SPANJE - Një muaj e gjysmë, pasi u largua nga Valencia dhe ofroi si shpjegim për lamtumirën e tij, një deklaratë t&eum...