Sport

Messi mbërrin në Argjentinë: “Mirë se erdhe Leo, je kthyer si kampion bote!”

Janë nxjerrë në shitje 63 mijë bileta, të cilat janë shitur brenda dy orëve, dhe Federata Argjentinase (AFA) po organizon një ceremoni me rastin e fitimit të titullit në Kupën e Botës.

20 Mars 2023, 21:09 Nga DOSJA
Messi mbërrin në Argjentinë: “Mirë se erdhe Leo, je

ARGJENTINE - Kapiteni i kombëtares argjentinase të futbollit, Lionel Messi, ka mbërritur sot në Buenos Aires dhe i është bashkuar ekipit kombëtar, i cili është gati të luajë ndeshjen e parë pas fitores së Kupës së Botës në Katar.

Argjentina do të luajë një ndeshje miqësore kundër Panamasë të enjten në stadiumin Monumental.

Janë nxjerrë në shitje 63 mijë bileta, të cilat janë shitur brenda dy orëve, dhe Federata Argjentinase (AFA) po organizon një ceremoni me rastin e fitimit të titullit në Kupën e Botës.

Federata e Futbollit të Argjentinës tha se kishte marrë më shumë se 130,000 kërkesa për akreditim të mediave.

Ardhja e Messit u mirëprit në Twitter nga presidenti i AFA-s, Claudio "Chicky" Tapia.

" Ti nuk u dorëzove kurrë dhe sot je kthyer në vendin tënd si kampion bote. Mirë se erdhe, Leo ", ka shkruar Tapia.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2023, 19:07

Gennaro Gattuso ‘thyen’ heshtjen…

SPANJE - Një muaj e gjysmë, pasi u largua nga Valencia dhe ofroi si shpjegim për lamtumirën e tij, një deklaratë t&eum...