Sport

Vjen lajmi i keq për Barcelonën: një mbrojtës i rëndësishëm ‘blaugrana’ është dëmtuar dhe do të mungojë për 3 javë

Barcelona sapo ka njoftuar dëmtimin e një prej lojtarëve të saj titularë gjatë ‘El Clasico’ mbrëmë kundër Real Madridit.

20 Mars 2023, 17:39 Nga DOSJA

Vjen lajmi i keq për Barcelonën: një mbrojtës i

SPANJE - Mbrëmë, Barcelona fitoi një sukses kapital ndaj Real Madridit në ‘El Clasico’ (2-1), që duket se do ta dërgojë atë drejt titullit. Por klubi ‘blaugrana’ duhet të përballet me lajme të këqija, pasi kjo fitore ka lënë disa gjurmë.

Ronald Araujo, mbrojtësi uruguajan që kontrollonte krahun e djathtë të mbrojtjes, është dëmtuar, gjë të cilën e ka konfirmuar vetë Barcelona të hënën pasdite. Nëse nuk njoftohet për momentin asnjë vonesë, Araujo duhet të jetë jashtë për të paktën tre javë fushës së blertë, sipas shtypit spanjol.

Vjen lajmi i keq për Barcelonën: një mbrojtës i

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll