Sport

Vendim ekstrem për tifozin serb, 40 vite nuk do të lejohet më të hyjë në stadium!

Tifozi 20-vjeçar u dënua me tre muaj burg nga gjykata e Oost-Brabant , një prej të cilëve u pezullua, ndërsa u dënua edhe nga ekipi i tij.

20 Mars 2023, 21:04 Nga DOSJA
Vendim ekstrem për tifozin serb, 40 vite nuk do të lejohet më

HOLANDE - Tifozi i Eindhoven bëri... gabimin duke sulmuar fushën e 'Philips Stadion' dhe sulmoi portierin e Sevillas, Marko Dmitroviç, i cili... e shtriu dhe pati fatin që u shpëtua nga sigurimi stadiumit.         

Tifozi 20-vjeçar u dënua me tre muaj burg nga gjykata e Oost-Brabant , një prej të cilëve u pezullua, ndërsa u dënua edhe nga ekipi i tij.

PSV njoftoi se tifozi nuk do të ketë të drejtë të hyjë në stadiumin e skuadrës për... 40 vitet e ardhshme, ndërsa do të nisë procedurat për rikuperimin e çdo dëmi që do të pësojë klubi për shkak të veprimit të tij.

Kujtojmë se të riut iu ndalua hyrja në stadiume deri në vitin 2026, por ai arriti të shkonte në stadium në ndeshjen ndaj andaluzianëve me një biletë që kishte të dhënat e një shoku.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2023, 19:07

Gennaro Gattuso ‘thyen’ heshtjen…

SPANJE - Një muaj e gjysmë, pasi u largua nga Valencia dhe ofroi si shpjegim për lamtumirën e tij, një deklaratë t&eum...