Sport

Inter-Juventus, episodi i prekjes së topit me krah nga Vlahovic: "Nëse ka, është një avantazh i sigurt për lojtarin"... (moviola)

Episodi i kontestuar nga zikaltrit, i analizuar në moviolën me lëvizje të ngadaltë të Cesarit në Pressing

20 Mars 2023, 16:58 Nga DOSJA

Inter-Juventus, episodi i prekjes së topit me krah nga Vlahovic:

ITALI - Prekja e topit me dorë nga Dushan Vlahovic, që çoi në golin e Kosticit (23’) që vendosi rezultatin 0-1 në ndeshjen e San Siros, ndërmjet Interit dhe Juventusit është e fundit në rradhë. 

Atë mund ta shihni në imazhin e treguar nga ish-arbitri Graziano Cesari për emisionin Pressing.  Sulmuesi i Juventusit duket se po rregullon topin me krahun e djathtë, përpara se të shërbejë për Rabiot. 

"Ka prekje me krahun dhe rrotullimi i topit ndryshon: ai po shkonte jashtë dhe befas shkon nga brenda. Nëse ka prekje me krahun, avantazhi është i sigurt", tha Cesari. “Imazhet janë aty, pse duhet thënë që imazhet nuk janë aty...?”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll