Sport

Trajneri Nagelsmann ‘kopjon’ Conten te Spurs dhe deklaron, se lojtarët e Bayernit ishin dembelë: “E meritonim humbjen”…

Formacioni bavarez humbi 2-1 ndaj Bayer Leverkusen dhe trajnerit nuk i pëlqeu shfaqja e futbollistëve të tij

20 Mars 2023, 19:29 Nga DOSJA

Trajneri Nagelsmann ‘kopjon’ Conten te Spurs dhe deklaron, se

GJERMANI - Nëse në Angli, Antonio Conte ‘shkatërroi’ lojtarët e Tottenhamit, pas barazimit me Southampton, skuadra renditur e fundit në Premierligës, në Gjermani Julian Nagelsmann e bëri këtë gjë pas humbjes së Bayern Munichut kundër Bayer Leverkusen.

"Përveç 10 minutave të fundit ishim skuadra më e keqe. Nuk kishte energji në fushë, nuk luajtëm mirë. E meritonim humbjen",- është shprehur trajneri i skuadrës bavareze.

"Kjo ka ndodhur edhe më parë. Ne jemi përmirësuar në javët e fundit, por sot ishim dembelë. Në mbrojtje dhe në sulm, disa lojtarë kishin zero përqindje në performancë. Ne ishim vërtet të dobët në mënyrën se si luajtëm."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 20 Mars 2023, 19:07

Gennaro Gattuso ‘thyen’ heshtjen…

SPANJE - Një muaj e gjysmë, pasi u largua nga Valencia dhe ofroi si shpjegim për lamtumirën e tij, një deklaratë t&eum...