Sport

Gennaro Gattuso ‘thyen’ heshtjen…

“Përvoja në Valencia ka qenë e pabesueshme, por e dija se ishte një klub me probleme”, ka deklaruar ai.

20 Mars 2023, 19:07 Nga DOSJA

Gennaro Gattuso ‘thyen’ heshtjen…

SPANJE - Një muaj e gjysmë, pasi u largua nga Valencia dhe ofroi si shpjegim për lamtumirën e tij, një deklaratë të shkurtër në portat e qytetit sportiv të Paternas, Gennaro Gattuso ka folur edhe një herë për klubin e Mestalla, për të nënvizuar përvojën e madhe që ka pasur dhe divorcin mes tifozëve të klubit dhe aksionerit kryesor Peter Lim.

Në një intervistë për RAI 1, me rastin e duelit në Champions League mes Milanit dhe  Napolit, dy skuadrave që ai ka drejtuar, trajneri nuk ka folur për arsyet e largimit të tij dhe se si ndihet kur sheh, se çfarë po përpiqej të bëjë skuadra e tij për të mos rënë nga La Liga.

“Përvoja që pata në Valencia ishte e pabesueshme. E dija që kishin probleme, me tifozët kundër presidencës prej tre vitesh, por më pëlqen të shikoj gjithë futbollin, jam një person shumë kurioz”,- tha ai.

"E ardhmja ime? Përvoja në Valencia ka qenë e pabesueshme, por nuk kam preferenca mes jashtë vendit dhe Italisë. Dua të stërvis një klub në të cilin të ndihem i sigurt. Edhe pse e pranoj se do të doja të kthehesha në Itali, por do të shohim”, theksoi ai.

Pasi i kërkoi presidentit Layhoon Chan që ta lironte nga kontrata e tij, të cilën ai e pranoi, Gattuso u largua nga Paterna më 30 janar, me një mesazh të shkurtër. “Më vjen keq për atë që ndodhi, por është jeta dhe kaq”, tha ai përpara se t'i uronte fat Voros, i cili e zëvendësoi atë dhe lojtarët e tij. “Është një klub shumë i madh, një qytet i jashtëzakonshëm. Faleminderit për gjithçka, faleminderit për mikpritjen dhe faleminderit për gjithçka që kemi kaluar në këta shtatë muaj”,- përfundoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll