Sport

Aromë ‘Scudetto”… portreti i kosovarit Amir Rrahmani nis e ‘mbush’ qytetin e Napolit

Fotografitë e lojtarëve të Napolit vendosen në ndërtesa të qytetit, mbrojtësi kosovar Rrahmani në krye të tyre

20 Mars 2023, 16:33 Nga DOSJA

Aromë ‘Scudetto”… portreti i kosovarit Amir Rrahmani nis

ITALI - 19 pikë më shumë se Lazio që i ndjek nga afër me 52. Lojtarët e Spallettit tashmë janë bërë heronj në qytetin e tyre. Ata janë shumë afër ta fitojnë ‘Scudetton’ e kampionit në Itali dhe janë gati ta rikthejnë këtë trofe, pas më shumë se tri dekadash.

Banorët po mundohen t’i respektojnë lojtarët dhe ata e kanë bërë një veprim për t’u duartrokitur. Në fakt, në një ndërtesë janë vendosur fotografitë e lojtarëve të Napolit, ndërsa në krye të saj gjendet ajo e mbrojtësit kosovar Amir Rrahmanit.

“Faleminderit djema”,- shkruan në një baner të vendosur mbi fotografitë e vendosura në objekt, raportojnë mediat italiane. Rrahmani ka qenë protagonist i ekipit napolitan këtë sezon, i cili po shkëlqen në Serie A dhe në Champions League, ku do të luftojë në fazën çerekfinale. 

Aromë ‘Scudetto”… portreti i kosovarit Amir Rrahmani nis

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll