Bota

Bashkëshorti i garon përballë Gjukanoviç/ Kush është gruaja e JAKOV MILATOVIÇIT? Milena i ka 'habitur' malazezët me bukurinë e saj

Politikani i ri u  bë i njohur si ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Zdravko Krivokapiçit dhe nga gara për kryebashkiak të Podgoricës.

20 Mars 2023, 12:38 Nga k.m.
Bashkëshorti i garon përballë Gjukanoviç/ Kush
Jakov dhe Milena Milatoviç

PODGORICË- Dita e djeshme u shënua nga zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi dhe rezultati i papritur që mori Jakov Milatoviçit, njërit prej liderëve të partisë Lëvizja "Evropa Tani!", i cili do të përballet në raundin e dytë me presidentin aktual Milo Gjukanoviç. Ky i fundit fitoi 35.3 për qind të votave, ndërsa Milatoviç rreth 29 për qind të votave.

Jakov është një fytyrë relativisht e re në skenën politike të Malit të Zi - ai është vetëm 37 vjeç, pak më i ri se vitet e karrierës politike të kundërshtarit të tij, Gjukanoviç. Politikani i ri u  bë i njohur si ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Zdravko Krivokapiçit dhe nga gara për kryebashkiak të Podgoricës.

Bashkëshorti i garon përballë Gjukanoviç/ Kush
Jakov dhe Milena Milatoviç

Milatoviç fshehu me kujdes jetën e tij private nga sytë e publikut. Megjithatë, disa informacione bazë i dinë të gjithë - gruaja e tij quhet Milena, dhe së bashku kanë tre fëmijë, vajzat Sara dhe Ana dhe djalin David. Milena dje është shfaqur së bashku me bashkëshortin e saj gjatë votimit në Podgoricë dhe ka mahnitur me bukurinë e saj natyrale dhe veshjen elegante.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jakov Milatović (@jakov_milatovic)

Në Mal të Zi, 37-vjeçari prezantohet në publik si një njeri shumë i thënë pas familjes së tijdhe ndan herë pas here foto familjare nga udhëtime të ndryshme.

jakov milatoviç milena milatoviç zgjedhjet presidenciale ne mal te zi

Sondazh

Poll