Bota

Takimi me Kurtin/ Hovenier: Të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen, edhe Asosacioni

Hovenier e ka vlerësuar të rëndësishme arritjen e dakordimit mes palës kosovare dhe asaj serbe, ndërsa theskoi se të gjithë marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asosacionin. 

20 Mars 2023, 12:35 Nga a.l

 

Takimi me Kurtin/ Hovenier: Të gjitha marrëveshjet duhet të
Jeff Hovenier

 

KOSOVË- Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ambasadorëve të akredituar në Kosovë. Pas takimit, ambasadori amerikan Jeff Hovenier ka deklaruar për mediat se kryeministrti Kurti i ka njoftuar ata për qëndrimet e tij mbi marrëveshjen që është arritur në Ohër të Maqedonisë së Veriut, takim i cili u mbajt më 18 mars me liderin serb Aleksandër Vuçiç dhe zyrtarët e BE-së Miroslav Lajçak dhe Josep Borrell. Hovenier e ka vlerësuar të rëndësishme arritjen e dakordimit mes palës kosovare dhe asaj serbe, ndërsa theskoi se të gjithë marrëveshjet duhet të zbatohen përfshirë edhe Asosacionin. 

Pritjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikes janë ato që kanë qenë gjithmonë, të gjitha marrëveshjet duhet të zbatohen, përfshirë edhe Asociacionin”, tha ai.

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

dialogu kosove-serbi jeffrey hovenier

Sondazh

Poll