Bota

1 orë në zyrën e tij! Pas negociatave me Vuçiç, ambasadorët e Quint-it takim me Kurtin

5 ambasadorët e Quint-it janë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë. 

20 Mars 2023, 12:22 Nga k.m.
1 orë në zyrën e tij! Pas negociatave me Vuçiç,
Foto ilustruese

PRISHTINË- Për rreth një orë, ambasadorët e vendeve të Quint-it në Kosovë i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin Kurti, për të mësuar nga ai se çfarë u diskutua në Ohër gjatë 12 orë negociata me presidentin rus, Aleksandër Vuçiç. 5 ambasadorët e Quint-it janë përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë. 

Kosova dhe Serbia të shtunën në mbrëmje janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit të Planit evropian, i cili do të jetë i detyrueshëm për t'u zbatuar nga të dy palët. Pas negociatave, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kanë arritur pajtim publik me Serbinë për zbatimin e aneksit të marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian. Por deri më tani nga ana e Vuçiç është bërë me dije se nuk është firmosur asnjë dokument. 

albin kurti

Sondazh

Poll