Bota

Nikos Dendias takohet sot në Bruksel me Çavusoglu

Në orën 14:00 takimi i ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Turqisë në Belgjikë.

20 Mars 2023, 12:35 Nga k.m.
Nikos Dendias takohet sot në Bruksel me Çavusoglu
Nikos Dendias dhe Mevlut Çavusoglu

BELGJIKË- Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, sot në orën 14:00 do të takohet në Bruksel me homologun e tij turk Mevlut Çavusoglu. Takimi në fjalë po zhvillohet në margjinat e Konferencës së Donatorëve të tërmeteve të Turqisë dhe Sirisë, e cila po mbahet në kryeqytetin belg.

BE, në koordinim me autoritetet turke, po organizon një konferencë në Bruksel me qëllim të bashkimit të burimeve dhe koordinimit të operacioneve të shpëtimit dhe rindërtimit.

Konferenca do të fillojë me fjalimet e Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kryeministrit suedez Ulf Kristerson - vendi i të cilit mban presidencën e radhës të Këshillit të BE-së, por nuk do të mungojë edhe fjala e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Ky i fundit do të marrë pjesë nëpërmjet një videokonference.

nikos dendias mevlut çavusoglu

Sondazh

Poll