Bota

Pas takimit në Ohër, Kurti mbledh në zyrë ambasadorët e e QUINT-it

Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë dhe vjen pas dakordimit që pati në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç lidhur me aktin e zbatimit.

20 Mars 2023, 11:57 Nga a.l
Pas takimit në Ohër, Kurti mbledh në zyrë ambasadorët e
Albin Kurti takon ambasadorët e akredituar në Kosovë

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me ambasadorët e akredituar në Kosovë. Takimi po zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë dhe vjen pas dakordimit që pati në Ohër me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç lidhur me aktin e zbatimit.  Mbajtjen e takimit e ka konfirmuar për mediat kosovare, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. Kurti sot është pyetur për media lidhur me marrëveshjen por nuk ka folur me arsyetimin se është tepër i zënë.

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll