Bota

ME VIDEO- Erdogan me teka, nuk i pëlqen firma e ministrit të Tregtisë: Çfarë nënshkrimi është ky? Ndryshoje

Erdogan tregoi pse quhet "Sulltan". Sjellja e tij ndaj ministrit u komentua gjerësisht në rrjet.

20 Mars 2023, 12:26 Nga A.B
ME VIDEO- Erdogan me teka, nuk i pëlqen firma e ministrit të
Erdogan

TURQI- Shumë e kanë etiketuar Rexhep Tajip Erdoganin si një "sulltan" për mënyrën se si ai ka sunduar Turqinë vitet e fundit. Episodi i fundit ndodhi gjatë takimit të Organizatës së Shteteve Turke dhe “viktimë” ishte ministri i Tregtisë, Mehmet Mous , për shkak të... firmës së tij.

Gjithçka ndodhi, kur Erdoganit iu kërkua të firmoste një dokument që sapo kishte firmosur ministri i Tregtisë.

“Çfarë nënshkrimi është ai? Ndryshojeni”, tha Erdogan i mërzitur kur pa nënshkrimin e Mehmet Mous.

ME VIDEO- Erdogan me teka, nuk i pëlqen firma e ministrit të

Pas publikimit të videos në rrjetet sociale, është postuar edhe firma e ministrit të Tregtisë së Turqisë, e cila solli edhe “shpërthimin” e Erdogan.

erdogan mehmet mous

Sondazh

Poll