Bota

Abazoviç: Dita e zgjedhjeve kaloi si në vendet e Evropës Perëndimore

Ai bëri të ditur qëndrimin e tij politik në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke i dalë edhe njëherë kundër Milo Gjukanoviç.

20 Mars 2023, 12:01 Nga k.m.
Abazoviç: Dita e zgjedhjeve kaloi si në vendet e Evropës
Dritan Abazoviç

PODGORICË- Kryeministri Dritan Abazoviç deklaroi në emër të Qeverisë se ndihet shumë krenar për mënyrën sesi kaloi dita e djeshme e zgjedhjeve në Mal të Zi. Për këtë, siç tha ai, kanë kontribuar të gjithë pjesëmarrësit në procesin zgjedhor me “mesazhe shumë pajtuese”.

"Dje ishte si në vendet e Evropës Perëndimore. Mendoj se është diçka që duhet t'i shërbejë nderit të të gjithëve. Fokusi nuk është më tek e kaluara por tek progresi. Unë e konsideroj një progres të madh në krahasim me periudhën e mëparshme. Të gjitha ato frikëra që ekzistonin më parë po zhduken dalëngadalë,"- tha Abazoviç në seancën e sotme të Qeverisë.

Sipas Vijesti, ai bëri të ditur qëndrimin e tij politik në lidhje me raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke i dalë edhe njëherë kundër Milo Gjukanoviç.

“Mendoj se Mali i Zi duhet të marrë një president të ri dhe do ta ketë një të tillë,”- tha Abazoviç.

Sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Tranzicionin Demokratik bazuar në 100 për qind të kampionit të përpunuar, kandidati i DPS-së Milo Gjukanoviç fitoi 35,3 për qind të votave, Jakov Milatoviç nga Lëvizja për Evropën tani 28,9 për qind.

dritan abazovic zgjedhjet presidenciale ne mal te zi

Sondazh

Poll