Sport

Mo Salah po mendon të largohet nga Liverpool, destinacioni i ri Spanja…

Vetëm tetë muaj pas nënshkrimit të një kontrate të re, lajmet nga Franca zbulojnë se Mohamed Salah po mendon seriozisht një largim nga Liverpooli.

19 Mars 2023, 10:42 Nga DOSJA
Mo Salah po mendon të largohet nga Liverpool, destinacioni i ri

ANGLI - Verën e kaluar ishte Sadio Mane dhe tani mund të jetë radha e Mohamed Salah! Sipas ‘Foot Mercato’, kohës së sulmuesit egjiptian te Liverpool po i vjen fundi, pasi së fundmi ai ka menduar seriozisht një ndryshim në karrierën e tij futbollistike.

Pavarësisht nënshkrimit të një kontrate të re tre-vjeçare vetëm pak muaj më parë, Salah është rrënuar nga shqetësime serioze për të ardhmen e tij te ‘The Reds’ dhe potencialin e skuadrës për të sfiduar të gjithë titujt kryesorë në të ardhmen e afërt.

Mediat franceze madje e çojnë çështjen një hap më tej, duke zbuluar se nëse 30-vjeçari më në fund vendos t'i thotë lamtumirë Liverpoolit në verë, atëherë ai do ta ketë si prioritet zhvendosjen e tij në Spanjë.

Në të kaluarën, në fund të fundit, si Barcelona ashtu edhe Real Madridi kanë shprehur interes për rastin e tij, i cili megjithatë ka mbetur gjithmonë në një nivel filozofik.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll