Sport

Toni Kroos lavdëron bashkëlojtarët e tij në mesfushë, Camavinga dhe Modric!...

Toni Kroos admiron paraqitjet e miqve të tij në mesfushë, përfshirë edhe më të riun Eduardo Camavinga

19 Mars 2023, 07:09 Nga DOSJA
Toni Kroos lavdëron bashkëlojtarët e tij në mesfushë,

SPANJE - Këtë sezon te Real Madrid, Toni Kroos po shijon më shpesh në fushë, pasi mesfushorët ‘merengue’ realizojnë në pjesën më të madhe paraqitje bindëse. Figura historike e klubit, gjermani duhet të luftojë me më të rinjtë, Camavinga, Valverde, Tchouaméni apo Ceballos. 

Këtë të shtunë, në prag të ‘El Clasico’ në fushën e Barçës, numri 8 i Madridit vlerësoi bashkëlojtarin e tij francez, i intervistuar nga TV i klubi ‘los blancos’.

"Camavinga luajti një lojë spektakolare kundër Liverpoolit, ai më ndihmoi shumë mua dhe Lukën. Luka dhe unë kemi më shumë histori se të tjerët, por gjëja e rëndësishme është se çfarë bëjmë tani."

Në fund të kontratës qershorin e ardhshëm, ish-lojtari i Bayernit gjendet në të njëjtën situatë si miku i tij Luka Modric. E ardhmja e dy të lojtarëve nuk është e vulosur, Kroos ripohoi të gjitha të mirat që mendonte për alter egon e tij kroate.

"Modric? Të luash përkrah tij është e bukur. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin në mënyrë perfekte, pas gati 9 vitesh së bashku. Ne kemi një lidhje të mirë brenda dhe jashtë fushës, ne gjithmonë e dimë se çfarë do të bëjë tjetri."

Të përdorur gjithmonë nga Carlo Ancelotti gjatë takimeve të mëdha, Modric dhe Kroos duhet ta nisin sërish përballjen kundër Barcelonës. Dhe ka një shans që ne të gjejmë Camavinga bindës në krah të tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll