Sport

HUMORI! Pep Guardiola për zëvendësimin e Haaland edhe ndaj Burnley: “E hoqa që të mos thyente rekordin e Messit”… (video)

Pep Guardiola kishte oreks për humor pas fitores dhe kualifikimit ndaj Burnley-t në FA Cup…

19 Mars 2023, 10:22 Nga DOSJA

HUMORI! Pep Guardiola për zëvendësimin e Haaland edhe ndaj

ANGLI - Ishte një ditë tjetër pune për Erling Haaland në ndeshjen e FA Cup ndaj Burnley, me norvegjezin që shënoi një ‘hat-trick’ për të shtruar terrenin për kualifikimin e Manchester Cityt.

Dhe me tre golat që shënoi kundër Burnley-t, numri i tij golave të tij për javën tani është në... tetë! Pak ditë më parë, 22-vjeçari bëri një ‘festë’ kundër Leipzig-ut, të cilës i shënoi... pesë gola në ndeshjen e kthimit të “16”-ve të Champions League para se të zëvendësohej nga Pep Guardiola.

Kjo lëvizje shkaktoi edhe kritika për teknikun katalanas, pasi ai e akuzuan se bëri një ndryshim te Haaland, që norvegjezi të mos kalonte Lionel Messin, i cili nga ana e tij kishte shënuar pesë gola në Champions League kundër Leverkusen në vitin 2012.

Mirëpo, pas fitores ndaj Burnleyt, Pep ka shfrytëzuar rastin për t'iu përgjigjur me shaka këtyre akuzave, duke theksuar, se ai e ka zëvendësuar norvegjezin edhe në FA Cup për të mos... thyer rekordin e argjentinasit.

“Tetë gola në katër ditë. Kam luajtur njëmbëdhjetë vjet te Barcelona dhe kam shënuar njëmbëdhjetë gola. Ajo që ai bëri është e pabesueshme. E nxorra edhe sot pas tre golave ,​​që të mos thyente rekordin e Messit, kjo ishte arsyeja”,- tha ai plot humor, duke bërë të qeshë gazetarin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll