Sport

"Skandalin-Negreira", Xavi konteston: “Nuk kam fituar kurrë falë ndonjë arbitri”...

Klubi katalanas është përfshirë në skandalin e korrupsionit të mundshëm të arbitrave në dekadat e fundit. Trajneri konfirmon mungesën e Pedrit në ‘El Clasicon’ e së dielës

19 Mars 2023, 09:43 Nga DOSJA
"Skandalin-Negreira", Xavi konteston: “Nuk kam fituar kurrë

SPANJE - Trajneri Xavi Hernández foli për shtypin këtë të shtunë, para derbit vendimtar të Barcelonës kundër Real Madridit, të dielën, ora 21:00, për xhiron e 26-të të kampionatit spanjol.

Në mesin e fazës finale të sezonit, Barça është përfshirë edhe në një skandal të korrupsionit të mundshëm të arbitrave në dekadat e fundit. Ish-lojtari i katalanasve, Xavi ka kontestuar faktin se arbitri mund t’i ketë favorizuar, duke njollosur kështu titujt e tij të fituar në fushë.

“Nuk më shqetëson. Njerëzit mund të thonë çfarë të duan. Unë di që kemi fituar ndershmërisht. Nuk jam ndjerë kurrë, se ka fituar për shkak të arbitrave. Nëse është kështu, unë do të shkoja në shtëpi. Ashtu siç nuk dua që ata të më dëmtojnë, nuk dua që ata as të më ndihmojnë”, tha trajneri i Barcelonës.

Trajneri katalanas konfirmoi edhe mungesën e Pedrit, i cili ka rreth një muaj që është jashtë Barcelonës për shkak të një dëmtimi muskulor. Mesfushori tashmë është në fazat e fundit të rikuperimit dhe kishte mundësi të hynte në fushë. Megjithatë, Xavi tha se nuk kishte nevojë për të marrë rreziqe, pasi nuk ishte ndeshje finale.

Barcelona kryeson kampionatin spanjol me 65 pikë, nëntë më shumë se Real Madrid që e ndjek. Në rast fitoreje të katalanasve këtë të dielë, avantazhi rritet në 12 pikë me 11 ndeshje të tjera për t'u luajtur.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll