Sport

VIDEO/ Penalltia e pabesueshme! Dështimi spektakolar i lojtarëve të Rayo Vallecanos...

Rayo Vallecano humbi një penallti të pabesueshme pak para pushimit ndaj Gironas. Pasi e humbi herën e parë, Oscar Trejo vendosi ta luante me dy lojtarë, pa sukses.

19 Mars 2023, 08:07 Nga DOSJA

VIDEO/ Penalltia e pabesueshme! Dështimi spektakolar i lojtarëve

SPANJE - Rayo Vallecano do të mendojë për këtë dështim të pabesueshëm. Madrilenët pritën Gironën me rastin e ditës së 26-të të La Ligës. Në përfundim të një periudhe të parë të kontrolluar, vendasit ishin në epërsi 2-1, pas golave të Isi Palazon (23’) dhe Oscar Trejo (34’). 

Pak para pushimit, Rayo pati mundësinë ta thellonte epërsinë, pasi fitoi edhe një penallti. Goditja e Trejos u prit nga portiere Gazzaniga. Lojtarët kishin hyrë brenda zonës dhe arbitri i takimit vendosi t'i ofronte një shans të dytë playmakerit.

Ky i fundit, më pas vendosi të bënte një kombinim të famshëm me dy lojtarë, siç e kishin arritur Leo Messi dhe Luis Suarez me Barcelonën disa vite më parë. 

Por lojtarët e Rayo duket se ishin frymëzuar më tepër nga Robert Pirès dhe Thierry Henry, të cilët kishin humbur një penallti të ngjashme me Arsenalin. Oscar Trejo e shtyu topin, por Isi Palazon e dërgoi gjuajtjen e tij mbi portën e Girona. Një dështim i kushtueshëm, pasi mysafirët arritën të rrëmbejnë barazimin 2-2 në pjesën e dytë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll