Sport

Conte shpërthen në akuza: “Ne nuk jemi një ekip. Këtu të gjithë mendojnë për veten”...

Trajneri i Spurs nuk i ka kursyer kritikat pas barazimit me Southampton

18 Mars 2023, 23:27 Nga DOSJA
Conte shpërthen në akuza: “Ne nuk jemi një ekip. Këtu

ANGLI - Kur Ivan Perisic shënoi 3-1 në favor të Tottenhamit në Southampton në minutën e 74-t, as tifozi më pesimist i Spurs nuk mund ta imagjinonte se çfarë do të vinte më pas. Akoma më shumë duke luajtur në shtëpinë e skuadrës që renditet në vendit të fundit. Veç ‘Shenjtorët’ do të arrinin barazimin, duke shënuar 3-3 në 90'+3, nga një goditje dënimi. Një rezultat i papritur, që e la Antonio Conten në prag të një krizë nervore.

"Jam shumë i zemëruar, sepse kjo nuk është hera e parë që ndodh. Dhe jam edhe më i zemëruar, sepse ne po kryesonim në 3-1 në 15 minuta nga fundi dhe mendova se do të fitonim. Nuk dua të flas për aspektin teknik, ajo që na mungon është shpirti. Ne nuk jemi skuadër. Jemi një ekip, ku secili mendon për veten.

Humbasim me Sheffield United, eliminohemi nga FA Cup; humbasim me AC Milanin. Dhe, edhe pse jemi duke udhëhequr 3-1 dhe në 15 minutat e fundit, barazohemi. Nuk e ndjej atë ndjenjën e përgjegjësisë për një pjesë të lojtarëve”,- u shpreh trajneri italian për BBC.

"Ne po punojmë shumë me këtë grup dhe po mundohemi të ecim në drejtimin e duhur. Unë shoh shumë ndjenja negative dhe shumë egoizëm tek lojtarët, gjë që nuk më pëlqen. Unë kam një zhgënjim të madh, sepse stafi im dhe unë mendojmë çdo ditë për mënyra për t'u përmirësuar. Sinqerisht, është koha për të marrë përgjegjësinë.

Unë, stafi im trajner, klubi, por edhe lojtarët. Ata shkojnë në fushë, unë jam trajner, marr përgjegjësinë, por këtë duhet ta marrin edhe lojtarët. Ajo që ndodhi në fazën finale të lojës është e papranueshme”,- shtoi italiani i irrituar dukshëm.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll