Sport

VIDEO/ Ibrahimovic, lojtari më i vjetër që ka shënuar në Serie A, por Milani humbet...

Sulmuesi suedez shënoi kundër Udineses në moshën 41-vjeçare. Goli e bën Ibrahimovicin lojtarin më të vjetër që ka shënuar në Serie A. Gjithsesi, skuadra e Udineses fitoi 3-1 ndaj Milanit

18 Mars 2023, 22:37 Nga DOSJA

VIDEO/ Ibrahimovic, lojtari më i vjetër që ka shënuar

ITALI - Të shtunën, Zlatan Ibrahimovic (45'+3) u bë futbollisti më i vjetër që ka shënuar ndonjëherë në Serie A. Sulmuesi suedez i Milanit shënoi me penallti kundër Udinense në moshën 41 vjeç e 166 ditë, duke kaluar rekordin e një tjetër lojtari milanez: Alessandro Costacurtës.

Në maj 2007, po kundër Udineses, mesfushori mitik italian, i dha lamtumirën karrierës me një gol, në humbjen (3-2) në Giuseppe Meazza, duke ndërprerë një agjërim 16-vjeçar (!) pa asnjë gol të shënuar. Costacurta ishte 41 vjeç e 25 ditë kur e realizoi atë, nga penalltia.

Ibrahimovic bëri debutimin e tij këtë sezon duke shënuar në ndeshjen e tij të 4-të zyrtare, në rikthimin e tij pas një dëmtimi të gjatë. Në minutën e 76-të ai u zëvendësua nga De Ketelaere.

Por goli i Ibrahimovicit (1-1) nuk i mjaftoi Milanit. Pas dy minutash Beto e kaloi në epërsi 2-1 sërish Udinesen, edhe pse Sottil u ndëshkua me karton të kuq në rastin e penalltisë së shkaktuar. Gjithsesi, Ehizibue (70’) ishte ai që firmosi fitoren 3-1 për Udinesen.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll