Sport

VIDEO/ Luftë në “Niko Dovana”, por në fund vetëm një barazim, që kënaq miqtë…

Erzeni ngjitet përkohësisht në vendin e 3-të me 37 pikë, po aq sa Egnatia dhe Vllaznia që do të luajnë ndeshjet e tyre ditën e nesërme. Ndërkohë skuadra kuksiane shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e 6-të.

18 Mars 2023, 20:35 Nga DOSJA

VIDEO/ Luftë në “Niko Dovana”, por në fund vetëm

DURRES - Në sfidën e tyre të javës së 26-të, Erzeni dhe Kukësi nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në ‘Niko Dovana’ të Durrësit. Shijakasit vazhdojnë të mos njohin fitoren prej më shumë se 5 javësh, ndërsa nga krahu tjetër verilindorët ndalen pas 3 fitoreve radhazi.

Sa i takon sfidës, shijakasit arritën të shënonin golin vendimtar në minutën e 24-të të takimit me anë të Ilirid Ademit. Verilindorët në minutën e 66-të humbasin një penallti, ku kapiteni Gjelbrim Taipi do të ndalej nga shtylla.


Si Erzeni ashtu dhe Kukësi krijuan raste pafund për të shënuar gola, por në minutat shtesë, 90+2 do të shënonte shtatlarti Barbosa, gol që vjen për ditëlindjen e brazilianit, i cili rikthehet te goli pas më shumë se 3 muajsh.


Pas këtij barazimi Erzeni ngjitet përkohësisht në vendin e 3-të me 37 pikë, po aq sa Egnatia dhe Vllaznia që do të luajnë ndeshjet e tyre ditën e nesërme. Ndërkohë skuadra  kuksiane shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e 6-të.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll