Aktualitet

Lëkundet edhe Kreta, regjistrohet tërmet me magnitudë 5.6 Rihter

24 Shtator 2019, 10:42 Nga DOSJA
Lëkundet edhe Kreta, regjistrohet tërmet me magnitudë 5.6 Rihter

KRETË– Pas Shqipërisë, tashmë ishulli i Kretës është tronditur nga disa lëkundje të forta rreth orës 10:49.

Sipas Institutit Gjeodezik të Observatorit Kombëtar të Athinës, epiqendra e tërmetit ishte 62 km në jug të Zakros dhe ai shënoi magnitudën 5.6 Rihter. 

Nuk dihet ende nëse lëkundjet janë ndjerë në Shqipëri, kjo për shkak të distancës shumë të vogël me vendin tonë.

Ditët e fundit vendi ynë është goditur nga një tërmet i fortë, me manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit.

Lëkundjet kanë qenë të forta duke pasuar edhe disa paslëkundje të fuqishme. Si pasojë janë dëmtuar më shumë se 900 banesa dhe janë lënduar mbi 110 persona.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ishulli i kretes tërmet në kretë ishulli i kretes tërmet në kretë

Sondazh

Poll