Aktualitet

Iu vra halla me breshëri plumbash natën e tërmetit, dalin detaje për atentatin ndaj Mareglen Hakës

24 Shtator 2019, 10:04 Nga DOSJA
Iu vra halla me breshëri plumbash natën e tërmetit, dalin detaje

TIRANËDalin detaje të reja për vrasjen e Shpresa Bashës, hallës së Mareglen Hakës, ecila mbeti e vdekur pasi u qëllua me breshëri plumbash automatiku në derën e shtëpisë së saj në zonën e Niklës në Fushë-Krujë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Mareglen Haka u sinjalizua për lëvizje të dyshimta nga një kushëri. Pas sinjalizimit, ai bashkë me hallën e tij ka dalë më pas në oborr, aty ku janë qëlluar me automatik. Dyshohet se autorët janë banorë të zonës, dhe se pista kryesore ky po heton policia është ajo e hakmarrjes.

Ngjara ndodhi më 21 shtator në mbrëmje, kur Shqipëria po përjetonte orët e panikut për shkak të tërmetit që ra atë pasdite.  Hallë e nip, Shpresa Basha dhe Mariglen Haka, u transportuan në spital, ndërkohë që Basha ndërroi jetë në duart e mjekëve në këtë spital, ndërsa nipi, është nën duke marrë ndihmën e parë.

Mareglen Haka dhe Shpresa Basha u shoqëruan për në Tiranë nga vëllai i Durim Bamit, Valter Bami, ndërkohë që vetë Haka u arrestua në operacionin e vitit 2018 nga RENEA në Nikël.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mareglen haka plagosje me arme zjarri ne nikel vritet shpresa basha mareglen haka plagosje me arme zjarri ne nikel vritet shpresa basha

Sondazh

Poll